INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi i Florenc Hoxhës, reagon Bujar Nishani, mesazh ambasadorëve të huaj

Arrestimi i Florenc Hoxhës, reagon Bujar Nishani, mesazh ambasadorëve të huaj

Publikuar më: 22:26 16-02-2019

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar për shoqërimin e disa protestuesve nga policia. Ai është referuar arrestimit të Florenc Hoxhës, dhe thotë se policia ka përdorur dhunë e grushta gjatë ndalimit të tij.

Në reagim, Nishani i drejtohet edhe ambasadorëve të huaj duke thënë: Këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.

STATUSI I PLOTE

Një grup kapuçonës të zinj, ja si e përdorin emrin, forcën, pushtetin e shtetit tek godasin me grushta një person që thonë se po e shoqërojnë në polici.
Këta banditë nuk do mund të kishin këtë kurajo prej nazistësh nëse një Kryegangsterr nuk do të kishte uzurpuar zyrën e Qeverisë pikërisht me ndihmën e këtyre tipave.
Nëse opozita nuk kërkon hetimin e këtyre gangsterrëve dhe urdhërdhënësve të tyre është në bashkëfajsi.
Zotërinj ambasador të huaj, ja këta janë partnerët tuaj në Shqipëri.
Uragani popullor i shqiptarëve nuk trembet dot, Jo!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553