INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhu femër!

Bëhu femër!

Publikuar më: 17:15 08-03-2019

Behu femer! Jo vetem duke rritur floket, jo duke lyer thonjte, jo duke bredhur qendrave te estetikes dhe dyqaneve te rrobave, behu femer duke zbutur zerin, duke i buzeqeshur te keqes, duke jetuar me nder dhe respekt. Nuk ka qene kurre terren i lehte, por ka qene gjithmone nje terren ku mund te krijosh shtegun tend, tregojua edhe te tjereve. Lehtesoni jeten e njeri-tjetrit! Behu femer, jo thjeshte sepse keshtu te shkruhet ne pashaporte, por sepse mund te kultivohesh. Behu femer, per cdo dite te jetes tende, jo vetem per syte e meshkujve. Dil para pasqyres dhe buzeqesh, kush do shkoj pas teje para saj do vishet me buzeqeshjen tende. Behu femer! Mos fol kurre pas shpine per te tjeret, mbro shpinen e atyre qe disa do vijne ti shajne tek ty! Behu femer! Mos shaj kurre ne trafik, gishtin e mesit mos e nxirr kurre mbi te tjeret, mos perbuz, mos lendo! Behu femer! Meritoje respektin, mos e kerko me dhune, mos bej ato qe ke urryer kur te tjeret i kane bere mbi shpinen tende! Behu femer! Lexo romane te bukura, ndaji ato qe ke mesuar me miqte, krijo momente, çaste, pune dhe vepra te reja. Merr fryme thelle, mbaje ajrin per ca sekonda brenda trupit tend pastaj leshoje, te ben mire edhe per peshen e tepert! Behu femer! Hiqe celularin nga dora e birit tend sepse ti do te shohesh nje telenovele. Femija yt ka nevoje per ty, ti jo per telenovelen! Behu femer! Respekto partnerin tend, por kurre mos u bej stol ku te ulen te tjeret! Behu femer, denonco kur te dhunojne, kerko ndihme! Mos u dorezo para paragjykimit! Vish te brendeshme te bukura! Mos u tremb kur ca burra do ti komentojne te pasmet e tua, mos e lejo periferine te behet qendra jote! Behu femer! Kur gatuan per dike hidhi brenda dhe dashurine tende, jo vetem perberesit! Behu femer! Eshte me e rendesishme sesa te jesh nene, grua, moter apo shoqe. Nuk mund te jesh asnjera nga keto nese nuk je femer! Buzeqeshi nje polici te vrazhde, buzeqeshi shiteses se bukes, thuaju faleminderit edhe kur te ofrojne gjobe ose te sherbejne asgje. Leri te tjeret qe te jesh mesimi i tyre, mos u trego dhembet! Behu femer, trajtoi me respekt vartesit e tu, pastrueset dhe varfanjaket! Behu femer! Kur te rrezohesh, ngrihu perseri dhe ec! Mos qaj me ze te larte qe te perfitosh meshiren e te tjereve, nuk ke nevoje per aq. Behu femer! Rri ne krah te nje burri si e barabarte, mos beso qe ke lindur nga brinja e tij! Behu femer!

Falenderojmë Irena Shabanin për shkrimin e botuar në intv.al

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0091629028320312
    array(1) { ["section"]=> string(16) "behu-femer-88724" }