Kur isha fëmijë e doja shumë gjalpin e kikirikut, veçanërisht atë krokant. E haja me lugë! Ende e dua gjalpin e kikirikut, por e rezervoj këtë privilegj për raste të veçanta, sidomos kur kam nevojë për ndonjë ushqim që të më ngrejë humorin.
Nëse i keni lexuar postimet e mia të tjera në këtë blog, do keni mësuar për një përzierje të thjeshtë që unë përdor – gjalpë kikiriku krokant dhe banane!
Sot ne e do bëjmë gjalpin e kikirikut edhe më krokant duke e pjekur si biskotë!
Çfarë ju nevojitet:
125g Gjalpë (temperaturë ambienti)
175g Sheqer kaf
175g Miell (për çdo përdorim)
1,5 Lugë çaji pluhur pjekjeje
125g Gjalpë kikiriku krokant
1 vezë (L)
Një majë kripe
1. Ngroheni furrën në 180°C (160°C për furrat me ventilator)
2. Rriheni gjalpin dhe sheqerin deri sa të kreni një masë të lëmuar dhe të fryrë
3. Sitni përbërësit e thatë së bashku dhe shtojini në përzierjen e gjalpit me sheqerin
4. Shtoni përbërësit e mbetur dhe rrihini deri sa të inkorporohen mirë
5. Vendosni lugë të vogla me brumin e përgatitur mbi tava të veshura me letër pjekjeje. Nëse doni mund të përdorni një pirun për t’i shtypur dhe për t’i dhënë formë
6. Lërini në furrë rreth 15-20 minuta, në varësi nëse ju pëlqejnë biskotat të buta apo më krokante
Falenderojmë Jennifer Mc Ginley për shkrimin e publikuar në intv.al.