INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesmenit iu vendos tritol, forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar

Biznesmenit iu vendos tritol, forcat xheniere kryejnë shpërthimin e kontrolluar

Publikuar më: 00:25 16-12-2017

Alarmi për bombë në Vlorë rezultoi i vertetë. Forcat Xheniere kanë kryer shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshuar me lëndë eksplozive në Vlorë.
Endrit Sadedini, 30 vjeç, ishte personi që dha larmin në Polici rreth orës 18:55, duke njoftuar se dyshon se përpara mjetit të tij tip “Benz", në lagjen “Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.
Njoftimi i policisë i orës 20:00
Vlorë Informacion paraprak Më datë 15.12.2017, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E.S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ”Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662