INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’po ndodh në tregun e punës? 1 e 3 e shqiptarëve që punojnë të pasiguruar[VIDEO]

Publikuar më: 11:11 23-08-2018

Më shumë se një e treta e shqiptarëve të punësuar nuk janë të siguruar. Kjo do të thotë se punëdhënësit abuzojnë me ta. Janë statistikat zyrtare të INSTAT që tregojnë se në Shqipëri numërohen si të punësuar rreth 1.1 milionë shqiptare, por mbi 36% e tyre nuk janë të regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë vitit 2017 paguan sigurimet 694.411 persona ose 63 për qind atyre që numërohen në punë.
Mësohet se grup i të pasiguruarve në vendin tonë nuk punon për një pagë, ata janë të vetëpunësuar pa pagë, të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe në bujqësi.
Punësimi në të zezë në pjesën më të madhe të rasteve është i përqendruar në sektorin bujqësor.
Në fund të vitit të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461.680 numëroheshin si të punësuar në bujqësi, por vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime. Gratë kanë më pak mundësi për një në punë dinjitoze. Pothuajse një e treta e grave janë punëtorë pa pagesë në familje, krahasuar me një të pestën e meshkujve. 

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934