INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Celular me vajguri...

Celular me vajguri...

Publikuar më: 14:22 21-09-2018

Te heqim telefonin celular nga shkolla.
Pastaj as wifi mos kete.
Mos i shkoj mendja ndokujt te kerkoj qe ne klasa te kete kompjuter ose ekran elektronik. Hiqni edhe kalkulatricet.
Te vozise zysha ne internet per t'u treguar nxenesve dije bashkekohore, as mos e mendoni se ndalohet.
Madje as epruveta per kimi.
Modelim robotike?
Kibernetike?
Menaxhim big datash?

U pupupu!

Doni te na prishni rinine!

Le te kthehemi te furnella me vajguri.
Te kthehemi te periudha kur inkuizicioni varte per gjuhe galilein.
Poshte teknologjia.
Poshte progresi.

Se luajne nxenesit me celular dhe nuk e kane mendjen ne mesim.

As stilografa atehere se cpojne njeri tjetrin ne prapanice.
As libra se mund te gjuajne njeri tjetrin.

O Zot si mund te na prodhoje mendja kaq reaksion nda shekullit 21?

Ndaj teknologjise.

Pse akoma te epoka e bronxit ne?

Me leje të posaçme nga Artan Fuga.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393