INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po hamë? Bllokohen në kufi 762 kg ushqime të skaduara, ja si ishin 'maskuar'

Çfarë po hamë? Bllokohen në kufi 762 kg ushqime të skaduara, ja si ishin 'maskuar'

Publikuar më: 14:52 15-05-2019

Rreth 762 kg ushqime të skaduara kryesisht majonezë, ketchup dhe xhel karameli janë bllokuar këtë të mërkurë në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë. Ngarkesa me këto produkte bën me dije AKU ishte nisur nga Kosova dhe pretendohej për ri-eksport në Shqipëri.

Inspektorët e AKU-së gjatë kontrollit në kufi kanë konstatuar këto mangësi.

1. Produktet nuk përputheshin me dokumentacionin që shoqëronte këtë ngarkesë, konkretisht raport-analizat nuk i përkisnin këtyre produkteve.
2.Në çertifikatën e cilësisësë ri-eksportit origjina ishte shkruar Kosovë.
3.Produktet e ngarkeses (majonezë, ketchup, xhel karameli) nuk kishin të shënuara në etiketë numrin e Lott-it dhe datën e prodhimit dhe skadencës
4. Produkti yndyrë gatimi në etiketë kishte të shënuar “preferohet të përdoret para datës 30.03.2016” nderkohe qe në ambalazh (kapaku i kutise plastike) kishte të shënuar datën 11.06.2019.

“Nëse sot do të kishim gati ndryshimet në Kodin Penal dhe nuk do të ekzistonte vakumi ligjor që kemi, një rast si ky që goditëm në pikën kufitare të Morinës do të shkonte për ndjekje penale dhe subjekti do të ndëshkohej me burg” bën me dije AKU.

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959