INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chicago firmos kontratën për Hyperloop. Së shpejti me transportin me të avancuar në botë [FOTO]

Chicago firmos kontratën për Hyperloop. Së shpejti me transportin me të avancuar në botë [FOTO]

Publikuar më: 14:30 16-02-2018

Një nga firmat që ka marr përsipër të ndërtojë projektin e Elon Musk për transportin Hyperloop, me shpejtësinë më të lartë në bot sapo ka firmosur kontratën e parë ndërshtetërore për të ndërtuar një sistem të tillë.
Hyperloop Transportation Technologies ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Koordinuese të Zonës Veriore të Ohio Ohio dhe Departamentin e Transportit në Illinois.
Pasi të ndërtohet pritet që udhëtimi prej 313 miljesh nga Cleveland në Chicago do realizohet për 28 minuta.
Me marrëveshjen e firmosur ekspertët do studiojnë korridoret e mundshme se si të lidhin këto dy qytetet dhe pasi të përfundojë me suksese, këto dy vende do jenë të para qytete në botë që kanë transportin me teknologjinë më të avancuar dhe të shpejt.
Hyperloop ka formën e një kapsule dhe udhëton nëpërmjet një tubi. Në këtë tub ajo qëndron në ajër dhe lëvizja realizohet nëpërmjet ajrit.
'Kapsula rri pezull brenda një tubi me presion të ulët të ajrit dhe përjeton pak rezistencë. Ajri i mbetur para kapsulës zhvendoset në pjesën e prapme duke përdorur një kompresor. " shpjegojnë projektuesit.
Sipas firmës, Hyperloop do të jetë në gjendje të mbajnë një total prej 164,000 pasagjerë çdo ditë.

4242847F00000578-4689808-image-a-11_1499874067310.jpg49403EC800000578-0-image-a-15_1518724335175.jpg4242848400000578-4689808-image-a-9_1499873989336.jpg49403EB800000578-0-image-a-4_1518723739913.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479