INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhe lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2018 është...ja fjalët e tij pas marrjes së çmimit! [FOTO]

Dhe lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2018 është...ja fjalët e tij pas marrjes së çmimit! [FOTO]

Publikuar më: 21:40 24-09-2018

Ceremonia që po mbahet në Londër për shpalljen e më të mirëve në botë, ka kulmuar me shpalljen e futbollistit më të mirë nga FIFA dhe tashmë ky trofe ka një padron të ri.

Luka Modric ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah duke u shpallur Lojtari i FIFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Real Madrid dhe Kroacisë ka bërë një sezon spektakolar që i ka mundësuar trofeun kryesor të ndarjes së çmimeve.

Kur mori çmimin, ai tha: “Është një nder i madh dhe ndjesi e bukur të jem këtu me këtë trofe të mrekullueshëm. Në radhë të parë uroj Cristiano Ronaldo-n dhe Mohamed Salah për sezonin fantastik që kanë bërë.

“Ky nuk është vetëm trofeu im, por i të gjithë shokëve të ekipit te real dhe Kroacia, po ashtu edhe i trajnerëve. Ky trofe është për familjen time. Falënderoj tifozët e mi rreth e qark botës, gjithashtu dua të falënderoj ata që kanë votuar për mua.”

mndi.png

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207