INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur kritikonte Ilda Bejlerin! E përzunë nga lokali se foli SHQIP, reagon futbollisti i njohur SHQIPTAR: Ishte një …[FOTO]

Dikur kritikonte Ilda Bejlerin! E përzunë nga lokali se foli SHQIP, reagon futbollisti i njohur SHQIPTAR: Ishte një …[FOTO]

Publikuar më: 12:35 14-06-2019

Një skandal i vërtet ka ndodhur me lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin. Ky i fundit u përzu në vendin që përfaqëson, në një restorant në Prilep më saktësisht, pasi nisi të fliste gjuhën shqipe me familjarët.

Për herë të parë ka reaguar vetë futbollisti i Lids në lidhje me këtë ngjarje, duke e quajtur të turpshme atë që ndodhi në “La Strada”: “Kam përjetuar një eksperiencë aspak të këndshme në restorantin “La Strada” në Prilep dhe e gjitha kjo sepse unë po flisja gjuhën shqipe me familjen. U degradua shumë situata.

Unë jam një lojtar i përfaqësueses së Maqedonisë dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë vend. Luaj nga zemra. Duke thënë këtë, nuk ka asnjë arsye që të më ndalojnë për të folur me familjen gjuhën e mëmëdheut, atë shqipe. Ishte një turp i madh ajo që më ndodhi dhe shpresoj se nuk do të përsëritet me asnjë tjetër”, ka thënë Alioski.

Ndërkohë pas ndeshjes Shqipëri-Maqedoni të zhvilluar në vendin tonë para disa muajsh, Alioski, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Supersport, iu kërkua të ndante me publikun emocionet e ndeshjes. Ndërsa gazetarja Ilda Bejleri iu drejtua duke i bërë pyetje në gjuhën angleze, mesfushori i Maqedonisë iu drejtua: “Më fol shqip”, dhe deri në fund të deklaratës së tij u përgjigj në gjuhën shqipe.

aliks.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209