INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu vizitë në zyrën e Berishës pas letrës së Fatmir Xhafajt për prokurorin Hajdarmataj

Donald Lu vizitë në zyrën e Berishës pas letrës së Fatmir Xhafajt për prokurorin Hajdarmataj

Publikuar më: 15:09 21-03-2018

Pas letrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj drejtuar prokurorit Besim Hajdarmataj ku i kërkonte këtij të fundit të thërriste të dëshmonin ish-kryeministrin Sali Berisha e kreun e PD Lulzim Basha për kokainën e kapur në Durrës, si persona që mund të kenë dijeni, vjen një takim i papritur.

Kështu ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar në takim me Sali Berishën në zyrën e këtij të fundit.

Nuk dihet se çfarë po diskutohet mes tyre por ky takim vjen pas skandalit të lobimit rus e letrës së Xhafajt. Kujtojmë se Basha sapo i ktheu përgjigje Xhafajt përmes një deklarate për media duke e cilësuar letrën e tij një akt të dënueshëm.

Sipas ministrit të Brendshëm, Basha e Berisha duhet të japin dëshminë si persona që kanë dijeni lidhur me poseduesit e ngarkesës prej 613 kg kokainë në Durrës.

Article Logic
Execution time: 0.0030379295349121