INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shkrime nga pediatrja

Dy shkrime nga pediatrja

Publikuar më: 11:37 05-11-2018

“Gocë e keqe! Ti je gocë e keqe, ti duhet te çoheshe dhe ti linje vëndin zonjës”. Kush udhëton me autobuz, e has shpesh këtë skenë, ku nëna apo babai i drejtohet vajzës apo djalit 3,4,5 vjeç apo dhe më shumë, në këtë mënyrë. Fëmijët të hutuar nga sjellja e të rriturve, hezitojnë të çohen, ose refuzojnë dhe mbrohen si në këtë rast:- “jo, nuk jam gocë e keqe, un jam e mirë, por jam e lodhur”. Të gjithë të pranishmit, përfshi edhe nënën, qeshën. Nënës as që i shkonte në mend, që po e fyente publikisht vajzën e saj të bukur, për të cilën është gati të japë dhe jetën, por nuk është gati të mendojë për të përzgjedhur fjalët dhe çfarë efekti ka mënyra e saj e të sjellurit, mbi vajzën e vogël. Gjithashtu nënës, (dhe jo vetëm kësaj nëne, por në përgjithësi prindërve), nuk i shkon në mend, që po e mëson të gënjejë vajzën e vogël. Vajza u justifikua, se ishte e "lodhur", Në fakt nuk do të ngrihet, ka qejf të rrijë e ulur pranë nënës, e te flasë me të apo të sodisë nga dritarja. Fëmija nuk arrin ta kuptojë këtë pretendim të të rriturve. Ata, të rriturit, nuk e lenë vendin e tyre për tjetrin, pse ja pretendojnë fëmijës? Gjithashtu fëmija nuk ka kurajo të thotë se “ky vend është vendi im se e kam zënë e para”. Fëmija e ndjen, që është më mirë të japë një argument prej të rrituri, “jam e lodhur” se sa të tregojë atë që ndjen, që nuk do të ngrihet e tja lejë vëndin e vet dikujt tjetër që as dhe e njeh. Për të plotësuar kuadrin, nënës nuk i shkoi në mend, që të çohej ajo e ti linte vendin zonjës së moshuar, që ti tregonte me veprim vajzës së saj, se si sillen të rriturit dhe jo duke dhënë urdhra e duke ndenjur vetë ulur. Edukimi nuk bëhet me urdhra, por me model dhe shembuj nga të rriturit, sidhe me shume butësi dhe durim nga ana e tyre. Lira Gjika

Nuk ka prindër të mirë dhe fëmijë të këqinj. Ka prindër që marrin seriozisht fëmijën e tyre që në çastin kur zbulojnë se një jetë e re po vjen. Dhe prindër që gëzohen shumë, por nuk dinë se çfar të bëjnë me këtë gëzim. Prindër që i mësojnë me durim dhe gëzim rregullin si mbështetja kryesore, për tu bërë sa më i zoti si person dhe qytetar i mirë. Dhe ka prindër që edhe pse i duan shumë nuk arrijnë tu a mësojnë rregullin. Natyrisht që rregulli nuk mësohet nëpërmjet kërcënimit dhe frikës, por nëpërmjet durimit, vullnetit dhe kryesisht nëpërmjet etikës së sjelljes dhe fjalorit të zgjedhur, që përdorin me njëri tjetrin si burrë e grua apo të rriturit ndërmjet tyre.

Nga Lira Gjika.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0040578842163086
    array(1) { ["section"]=> string(30) "dy-shkrime-nga-pediatrja-77662" }