INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E bëjnë të lidhur me Xhenin, ja si reagon Olsi i Big Brother [FOTO]

E bëjnë të lidhur me Xhenin, ja si reagon Olsi i Big Brother [FOTO]

Publikuar më: 13:09 20-11-2017

Siç duket “Big Brother” se ka ndërmend të përfundojë! Një nga lojtarët më të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte Olsi, ndërsa një nga çiftet më simpatikë ishte Xheni dhe Benardi, por lidhja e tyre u shndërrua në një telenovelë të vërtetë. Pas shumë e shumë thashethemesh, ata vendosën ti japin fund lidhjes dhe Xheni u largua në Itali. Mirëpo ajo është kthyer në Tiranë ditët e fundit,e nëse të gjithë prisnit të takohej me Benardin, ajo është është parë në shoqërinë e Olsitm fillimisht duke darkuar e më pas duke u argëtuar në klub nate.
Nisur nga kjo, në media qarkulluan lajme se mes Xhenit dhe Olsit ka nisur një lidhje. Nuk ka vonuar shumë dhe Olsi ka reaguar lidhur me këto thashetheme.
“Nuk i kuptoj këtë lloj trashësie nga disa njerëz, që çdo foto me femër që hedh është ose e dashura ose dikush që ti kalon diçka, Mos harroni se kemi kushërira dhe shoqe që respekti që kemi vlen më shumë se disa fjalë nga njerëz me kokën bosh.
“Kur të vij koha për të prezantuar të dashurën pa merak de do lodheni duke parë në foto. Deri atëherë ka kohë. Të kemi shëndetin dhe se dashuria vjen vet. Puç puç.”, shkruan Olsi.

puc.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025320053100586