INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme, por Galaxy S9 tashmë ka dështuar!

E pabesueshme, por Galaxy S9 tashmë ka dështuar!

Publikuar më: 15:05 20-07-2018

Samsung ka qenë përherë një ndër brandet më të shitur për sa i përket smartphonëve. Sot shitjet po bien, por kompania po përpiqet fort që të mbajë vendin që ka në treg si prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve elektronike.

►Ndiq insmart.al ne Instagram

Galaxy S është le të themi seria më prestigjoze e Samsung dhe padyshim që sjell mjaft fitim për kompaninë. Të paktën kështu ka qenë tradicionalisht, por me zhvillimet më të fundit gjërat nuk kanë ecur sipas planit. Pas mbylljes së tre mujorit të dytë të vitit, bizneset nisin që të publikojnë bilancet dhe për Samsung asgjë nuk duket mirë.

Galaxy S9 jo vetëm që është shitur më pak se Galaxy S8 në të njëjtën periudhë kohe, por ama ka dështuar në një mënyrë që nuk imagjinohej dot më parë. Shitjet e tre mujorit të parë janë më të larta se ato të tre mujorit të dytë në këtë rast dhe kur mendon që gjatë kësaj periudhe ky smartphone ka qenë në shitje vetëm gjatë muajit Mars gjërat duken keq.

Shitjet duket se po ecin shumë keq dhe ne po presim një përgjigje nga ana e Samsung.s9_money.jpg

-------------------------------------

MEQË JE KËTU

IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.

 
Te cmendurit pas teknologjise - insmart.al
Facebook Group · 19 members
Join Group
Nje grup privat vetem per te cmendurit pas teknologjise! Bashkohu me ne ne grup, behu pjese e bisedave dhe nda informacione rreth tech, apps, mobile, ...
 
Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209