INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Rikthehet Eminem me albumin e ri, por fansat i vihen kundër dhe i kërkojnë...[FOTO]

E papritur! Rikthehet Eminem me albumin e ri, por fansat i vihen kundër dhe i kërkojnë...[FOTO]

Publikuar më: 14:39 15-12-2017

Pas plot katër vitesh nga albumi i fundit “Marshall Mathers LP 2” është rikthyer ylli i muzikës hip hop, Eminen. Ai ka vendosur të rikthehet siç i ka hije, me albumin e tij të titulluar “Revival”, për të cilin ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Beyonce, Ed Sheeran, Alicia Keys, X Ambassadors, Skylar Grey, Kehlani dhe Pink.  Ai fillimisht publikoi projektin “Untouchable”, që flet për racën, padrejtësinë dhe brutalitetin e policisë dhe pakënaqësinë e tij e tregon dhe në koverin e albumit ku shfaqet i zhgënjyer prapa flamurit amerikan. Ai gjithashtu lançoi para disa javësh “Walk on Water” si pjesë e albumit të ri, një këngë e realizuar në piano në bashkëpunim me Beyonce.
Por fakteqësisht, si rrallë herë, shumë fansa janë zhgënjyer nga “Marshall Mathers” dhe e kanë shprehur në rrjetet sociale këtë. Ata kanë publikuar disa statuse në Twitter ku shkruajnë se “Revival” do jetë albumi i parë i Eminem që nuk do shesë më shumë se 2 milion kopje.

tiwt.jpg


E si të mos mjaftonin këto, shumë fansa të tjerë e kanë quajtur “Revival” si një mbeturinë dhe i kanë kërkuar Eminem-it të japë dorëheqjen nga muzika hip hop sepse tashmë ai thjesht bën zhurmë, jo muzikë të mirë.
Mirëpo ka edhe ata fansa besnikë që e quajnë “Revival” si albumin e vitit dhe pëlqejnë çdo këngë të tij.

fansat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438