INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shpallën person non-grata në Senegal. Rihana jo vetëm e vizitoi, por edhe iu bëri këtë thirrje liderve botërorë [FOTO]

E shpallën person non-grata në Senegal. Rihana jo vetëm e vizitoi, por edhe iu bëri këtë thirrje liderve botërorë [FOTO]

Publikuar më: 15:36 06-02-2018

Ishte bashkimi i 30 organizatave dhe shoqatave që u bënë kundër vajtjes së Rihannas në Senegal për të mbajtur atje fjalim që synonte mbledhjen e fondeve për arsimimin  fëmijëve.

Ata kërkuan që Rihanna të mos lejohej në vend, me pretendimin se ajo është pjesë e Iluminatit, një shoqëri e fshehtë, e cila, sipas konspiracionistëve, është një grup njerëzish që kontrollojnë qeveritë në shumë vende të botës. Veç kësaj, ky grup në Senegal është i bindur se Rihanna po promovon edhe homoseksualitetin.

Megjithatë këngëtarja jo vetëm që e bëri vizitën e saj, por edhe mbajti goxha fjalim ku iu bëri thirrje lidërve të ndryshëm botërorë të jepnin donacione në mënyrë që të bëhej i mundur shkollimi dhe edukimi i fëmijëve në shtetin afrikan.

 “Kjo është një betejë që ne nuk do të ndalim asnjëherë së luftuari, deri kur çdo djalë dhe çdo vajzë të ketë akses në arsimim”, deklaroi RiRi.

DRlURwnWsAIciKB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932