INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe në botën e Hollywood-it ka veshje që mund t’i shohësh dy herë. Bella dhe Jennifer Lawrence u kapën MAT! [FOTO]

Edhe në botën e Hollywood-it ka veshje që mund t’i shohësh dy herë. Bella dhe Jennifer Lawrence u kapën MAT! [FOTO]

Publikuar më: 18:24 22-05-2018

Edhe ne botën e Hollywood-it ka veshje që mund t’i shohësh dy herë. Madje mund të shohësh që një veshje e kanë veshur disa personazhe. I tillë është rasti i supermodeles Bella Hadid me aktoren e njohur Jannifer Lawrence. Ky ‘xing’ mes dy bukurosheve është prezantuar sot në Fun Day me moderatoren Fatma Methasani në IN Tv.


Bella Hadid siguroi se ajo do të ishte qendra e vëmendjes në festën organizuar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Ajo kishte vendosur që të shfaqej në këtë event me një xhaketë sportive gri me kuadrata që është edhe trendi më i fundit i momentit.

bella-hadid-magnum-cannes-gettyimages-957199652-1526041332.jpg


Xhaketa gri ma kaudrata është e firmës Alexander Wang, por mesa duket Bella është frymëzuar nga Jennifer Lawrence, pasi kjo e fundit më herët e ka veshur këtë xhaketë gjatë premierës së filmit “Red Sparrow”.

JenniferLawrenceOuterwearBlazer3VjJoEQm-acl.jpg

 

Sipas stilit të tyre origjinal, të dyja e kanë kombinuar këtë xhaketë ndryshe. Bella poshtë xhaketës kishte veshur një minifustan gri kombinuar me taka, ndërsa Jennifer Lawrence boshtë xhaketes me kuadrata gri ka veshur një minifustan të zi shoqëruar me çizme. Sigruisht që të dyja duken shumë bukur!

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584