Zbulohet tematika e kostumeve për "Met Gala 2018", tepër kontroversale! [FOTO]

Aug 10, 2017

Me të famshëm të ftuar të cilët janë të kuruar nga "koka tek këmbët", Met Gala është padyshim një nga evenimentet më të veçantë. Organizatorët e mbrëmjes gala caktojnë një temë veshjesh, të cilën duhet ta ndjekin të gjithë të ftuarit dhe ky është një detyrim.

Edhe pse eventi i ardhshëm pritet në maj të 2018-ës, tema e mbrëmjes është zbuluar dhe duhet të themi se është paksa kontroverse për modën. Siç raporton dhe WWD, “Moda dhe Feja” do të jetë në fokus për mbrëmjen gala. Edhe pse projekti është në fillimet e tij,ngelet “serioz dhe ambicioz”. Na ngelet vetëm të presim çfarë kostumesh do të shohim në tapetin e kuq.

Kujtojmë se këtë vit tematika e veshjeve ishte frymëzuar nga Rei Kaëakubo e Comme des Garçons, një prej dizenjueseve të modës avant-garde, kështuqë disa veshje priteshin të ishin jashtë limiteve dhe tepër konceptuale. Për këtë, ajo që triumfoi me veshjen më të mirë dhe më të përshtatur, ishte padyshim vajza e keqe Riri.

04metfashion-articleLarge-v3.jpg

 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll