INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fuqia e mendjes dhe muskujve, Roboti Baxter ju korrigjon gabimet

Fuqia e mendjes dhe muskujve, Roboti Baxter ju korrigjon gabimet

Publikuar më: 09:09 22-06-2018

Ekipi i inxhinierëve në institutin e Massachusetts kanë krijuar robotin Baxter i cili mund të kontrollohet duke përdorë fuqinë e mendjes dhe gjestet.

Roboti lexon trurin e njeriut në kohë reale dhe e dallon shumë mirë kur një person është i palumtur.

Nëse dikush mendon se është bërë një gabim atëherë Baxter mban shënim dhe i korrigjon.

Shkencëtarët besojnë se një teknologji e tillë është krijuar me qëllimin që t’i bëjë robotët që të sillen si një zgjatim i dëshirës së një njeriu.

Drejtuesja e projektit Daniella Russa u shpreh se qëllimi është që të zhvendosemi nga një botë ku njerëzit janë të detyruar t’i nënshtrohem makinerive dhe të krijohen robotë që janë më natyralë .

Grupi i specialistëve e kryen provën mbi një robot që përdor një trapan.

Për të krijuar sistemin ata përdorën fuqinë e një EEG për trurin dhe një EMG për muskujt.Sistemi monitoron aktivitetin e trurit, duke përcaktuar nëse një person ka vërejtur një gabim në punën e tij.

Nëse zbulohet një gabim, sistemi kthehet në kontrollin e njeriut. Nga kjo pikë, gjithçka që duhet është një lëvizje e dorës për ta kthyer robotin në rrugën e duhur.

Sipas kërkuesve një teknikë e tillë mundëson komunikimin me robotin sikundër të komunikosh me një tjetër person.

Ata shpresojnë se një krijim i tillë do të mund të përdoret në të ardhmen dhe të jetë në funksion të punëtorëve që kanë probleme me komunikimin.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105