INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Gati të pamundura, këto janë dy dëshirat e Man City për merkaton

Gati të pamundura, këto janë dy dëshirat e Man City për merkaton

Publikuar më: 15:04 11-01-2019

Manchester City po synon që edhe në këtë afat kalimtar të kryej ndonjë lëvizje të madhe.Shqetësimi kryesor i Pep Guardiolas është pozita e mesfushorit defenziv, ku në dispozicion ka vetëm Fernandinhon.Ai para disa ditësh ka thënë se Man City ka një pikë të dobët, që është zëvendësuesi i Fernandinhos. Sipas Guardiolas ai nuk ekziston dhe është e vështirë të sigurohet.

Kështu, dy dëshirat kryesore të “Citizens” janë Frenkie de Jong dhe Tanguy Ndombele, shkruan “Goal”.Këto dy targete mund të jenë të pamundura për Manchester City, pasi skuadrat nuk janë të gatshme t’i largojnë dhe konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe.Frenkie de Jong thuhet se veçse ka arritur një marrëveshje me Barcelonën dhe do të kalojë në “Camp Nou” për rreth 80 milionë euro.

Kurse për Ndombelen ata mund të kenë një avantazh të lehtë. Edhe presidenti i Lyon ka thënë se nuk është i sigurt nëse mund ta mbajnë Ndombelen në skuadër.Mbetet të shihet nëse Pep Guardiola do të sigurojë zëvendësuesin e Fernandinhos gjatë këtij afati kalimtar.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.005263090133667
    array(1) { ["section"]=> string(69) "gati-te-pamundura-keto-jane-dy-deshirat-e-man-city-per-merkaton-84135" }