INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grupi “Bajri” tek Krimet e Rënda. 6 nga anëtarët mbeten në burg [VIDEO]

Grupi “Bajri” tek Krimet e Rënda. 6 nga anëtarët mbeten në burg [VIDEO]

Publikuar më: 17:26 24-09-2018

Gjykata e krimeve të rënda në Tiranë ka dhënë masën ‘Arrest me burg’për 6 anëtarët e bandës ‘’Bajri’’ të goditur disa ditë ditë më parë, ndërsa për tre anëtarët e tjerë do të jepet masa ditën e nesërme.
Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë
Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër
Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër
Astmer Bilali, i arrestuar në Shkodër
Ilir Rustemi, i arrestuar në Shkodër
Emrah Plaku, i arrestuar në Shkodër
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të hetimeve dhe ka zgjatur për gati 1 orë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 22 vite burgim. Ndërsa të tjerët mendohen të jenë bashkëpunëtorë. Po avokati i Bajrit e ka quajtur të paligjshëm arestimin e tij. Ndërkohë truri i kësaj bande dyshohet se është Enver Bajri që nuk është arrestuar ende pasi i shpëtoi aksionit ‘Blic’, dhe mendohet se nuk ndodhet në Shqipëri. Ky grup akuzohet për një sërë veprash penale si ato të vrasjes, kërcënimit, pastrim parash, prodhim e shitje narkotikësh, etj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434