INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i 60 nxënësve në Bulqizë, deputeti i PD-së: Nuk ka mjekë, po vijnë të sëmurë

Helmimi i 60 nxënësve në Bulqizë, deputeti i PD-së: Nuk ka mjekë, po vijnë të sëmurë

Publikuar më: 00:28 18-11-2017

Deputeti demokrat i Dibrës, Xhemal Gjunkshi ishte në Bulqize për të vizituar nxënësit që u helmuan në shkollë nga tymi i kaldajës.
Përmes një deklarate për mediat Gjunkshi thotë se ka mungesë të personelit mjekesor në Bulqizë për trajtimin e të shtruarve në spital
“Ende vijnë nxënës me simptoma helmimi, këputje gjunjësh dhe marrje mendësh. Është për të ardhur keq se situata në orët e mbrëmjes nuk është vlerësuar. Në spital janë mbi 25 të sëmurë dhe ende vijnë, por për të trajtuar të sëmurët është vetëm një mjeke dhe 2 infermiere”, shprehet ai.
Më tej Gjunkshi apelon Ministrinë e Shëndetësisë që të marrë masa për ti shërbyer fëmijëve që u asfikësuan masivisht në shkollë.
“Sot dhe gjithë natën duhej që të ishin në gadishmëri jo vetëm mjekët e Bulqizës por edhe të Peshkopisë e të Matit. I bëjmë thirrje Ministres së Shëndetësisë, Manastirlliu të vlerësojë situatën që të mos agravojë më tepër. Të sjellë ekip mjekësor që tju japë ndihmën shëndetësore këtyre fëmijëve që po rikthehen nga 2 apo 3 herë. Falë zotit nuk kemi dëme në jetë njerëzore , tani na takon ne njerëzve të sakrifikojmë deri në përmirësimin e tyre”, deklaroi deputeti demokrat i zonës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033369064331055