INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i 60 nxënësve në shkollë, “përplasen” Basha dhe Nikolla [FOTO]

Helmimi i 60 nxënësve në shkollë, “përplasen” Basha dhe Nikolla [FOTO]

Publikuar më: 19:25 17-11-2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën “Rifat Manjani” në Shupenzë të Dibrës ku nga gazi u asfiksuan 60 nxënës. Pas këtij incidenti Ministria e Arsimit dhe Sportit ka treguar se asfiksimi i nxënësve erdhi nga tymi që dilte nga kaldaja.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka reaguar lidhur me këtë ngjarje. Basha teksa shprehu shqetësimin e tij për ngjarjen e rëndë, theksoi se ndjen revoltë për pasigurinë e ambienteve që vënë në rrezik shëndetin e nxënësve në shkolla. Mes të tjerash ai shtoi se investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha për ngjarjen në Shupenzë të Bulqizës ku mbetën të asfiksuar rreth 60 nxënës nga tymi i kaldajave.

Përmes një statusi në Facebook, Lindita Nikolla thotë se ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur, ndërsa Basha bën hesapet e tij duke përdorur akuza dhe revolta kundër qeverisë. Nikolla kujton dhe kohën e shpërthimit në Gërdec, ku Edi Rama u tregua sipas saj njeri normal dhe nuk u mor me hesapet e veta duke akuzuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162