INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Helmimi i ish-agjentit rus. Ambasadori britanik tërhiqet nga konferenca, Moska shton akuzat

Helmimi i ish-agjentit rus. Ambasadori britanik tërhiqet nga konferenca, Moska shton akuzat

Publikuar më: 16:35 21-03-2018

Kremlini tha të mërkurën se vendimi i ambasadorit britanik për të mos qenë i pranishëm në një konferencë ruse mbi helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal dhe bijës së tij në Britani tregon se Londra nuk është e gatshme të dëgjoj variantin e Moskës. Sulmi me agjent nervor në Angli ka zhytur lidhjet mes Londrës dhe Moskës në krizën e tyre më të keqe që nga Lufta e Ftohtë. Britania e ka fajësuar Rusinë për sulmin, diçka që Moska e mohon, dhe që të dyja palët kanë larguar diplomatët nga vendi. Rusia, e cila deri më tani nuk ka pranuar të shpjegojë se si Novichok, një agjent nervash i zhvilluar së pari nga ushtria sovjetike, u përdor për të goditur Skripal, kishte ftuar ambasadorët e huaj që të ndiqnin konferencën për të diskutuar çështjen. Zëdhënësi i  Ambasadës Britanike tha se ambasadori nuk do të shkonte në takim. Rusia jo vetëm që nuk pranon sulmin me agjent nervor por kundërpërgjigjet duke akuzuar Britaninë për sulmin ndaj Skripal dhe vajzës së tij.  "Logjika sugjeron se ka vetëm dy opsione të mundshme", tha Vladimir Yermakov, kreu i departamentit të ministrisë për kontrollin e armëve, gjatë takimit me ambasadorët e huaj me seli në Moskë. "Ose autoritetet britanike nuk janë në gjendje të sigurojnë mbrojtje nga një sulm i tillë terrorist në tokën e tyre ose ata, qoftë direkt apo indirekt kanë orkestruar sulmin ndaj një qytetari rus", tha Yermakov .

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426