INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia personale e deputetit Agron Shehaj me fëmijën me sindromën Down [FOTO]

Historia personale e deputetit Agron Shehaj me fëmijën me sindromën Down [FOTO]

Publikuar më: 12:32 23-10-2017

Ai është një nga deputetët më të rinj të Partisë Demokratike. Biznesmen i suksesshëm edhe jashtë Shqipërisë, por askush nuk ka arritur të zbulojë më shumë për jetën e tij personale. Angazhimi i tij për fëmijët e prekur nga sindroma Down, është një prej historive të bamirësisë që askush nuk e dinte më parë. Është faqja e Down Syndrome Albania, e cila ka bërë publike historinë e angazhimit të deputetit demokrat. Mësohet se angazhimi i deputetit Agron Shehaj pranë Fondacionit Down Syndrome Albania është e hershme, që prej themelimit. Por kush ishte shkaku që Agron Shehaj u bë një prej donatorëve kryesor të Fondacionit? 

Një mik bëri që të ndihmohen me dhjetëra fëmijë:
Vetë postimi i Down Syndrome Albania tregon gjithshka:
Intercom Data Service Group është donator i shërbimeve terapeutike në Fondacionin tonë që prej 2014. Historia pas kësaj mbështetje:
DSA sapo ishte ishte themeluar. Kolegut të Agronit i lindi fëmija i parë me sindromën Down. Kur Agroni mësoi për këtë lajm, ai e pyeti kolegun e tij Çfarë mund të bëj për ju dhe fëmijën tuaj për t'ju dhënë mbështetjen e duhur?”. Kolegu i tha Agronit “Nëse mundesh, mbështet shërbimet e Fondacionit Down Syndrome Albania, pasi ne aty kemi gjetur shërbimet e nevojshme për fëmijën tonë”. Dhe kështu që prej 2014, Z. Agron Shehaj është donatori i parë dhe më i madh aktualisht i Down Syndrome Albania përmes kompanisë së tij, IDS. Faleminderit nga zemra Agron :) Do të të jemi mirënjohës, përjetë!!”

agron_shehaj_down.png

Agron Shehaj nuk ndalet në ndihmë të Fondacionit. Tashmë ai ka ndërmarrë një tjetër fushatë, po kërkon të tjerë mbështetës për shërbimet terapeutike të fëmijëve që janë prekur me sindromën Down. Kjo është një nga ato pak ngjarje frymëzuese që tregojnë nën tjetër të politikës, apo të njerëzve përtej kostumit të zyrtarit. Kaq pak duhet për të bërë shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104