INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj?

Horoskopi ditor/ Çfarë do të ndodhë sot me shenjën tuaj?

Publikuar më: 11:06 08-01-2019

Dashi – Në jetën tuaj në çift do korrni ato që keni mbjelle gjatë gjithë kësaj kohe. Nëse jeni treguar të sjellshëm dhe herë pas here keni toleruar, gjërat do shkojnë mirë. Në planin financiar duhet të mendoheni dy herë para se të bëni shpenzime.

Demi – Ditë premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni komunikim mjaft të mirë me partnerin. Financat do jenë më mirë se kohët e fundit. Përfitoni për të shlyer sa më shpejt borxhet.

Binjakët – Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe do e mërzitni atë derisa t’ua plotësojë dëshirat. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi.

Gaforrja – Ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite për jetën sentimentale të çifteve. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë me personin që keni në krah. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, prandaj bëni kujdes.

Luani – Gjithçka do shkojë për mrekulli sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin dhe së bashku do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Ne planin financiar situata do jetë paksa e vështirë kështu që do ju duhet mund dhe kohë për të stabilizuar situatën.

Virgjëresha – Do ëndërroni më shume sesa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë disa zhgënjime. E mira do ishte të qëndronit me këmbë në tokë dhe t’i merrnit gjerat si t’ju vijnë. Situata financiare do jetë e paqëndrueshme.

Peshorja – Nëse keni kohe që jeni në një lidhje mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël me partnerin. Në planin financiar problemet do jenë goxha të mëdha. Do ju duhet shumë durim për t’ia dale mbanë.

Akrepi – Pritet një ditë shumë e bukur sot për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni më shumë ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni më tepër me partnerin. Ne planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Shigjetari – Do kaloni një ditë shumë të vështirë sot ju që jeni në një lidhje. Debatet me partnerin do jenë të forta dhe asnjeri nuk do e ulë hundën. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.

Bricjapi – Për të dashuruarit, asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar, përkundrazi do konfliktoheni edhe për gjerat më të vogla. Në aspektin financiar, buxhetin duhet ta menaxhoni me maturi dhe vigjilencë që të mos keni probleme.

Ujori – Do flisni shumë me partnerin gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë pa marrë mendimin e tij. Marrëdhënia juaj do jetë më e ngrohtë se kurrë. Për financat do përkujdeseni me tepër dhe do ju bëni një riorganizim tërësor.

Peshqit – Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin më të vogël sot. Shpesh do ndiheni të lumtur pranë personit të zemrës dhe do doni të mos largoheni për asnjë. Me shpenzimet do të tregoheni më të kujdesshëm.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0075850486755371
    array(1) { ["section"]=> string(60) "horoskopi-ditor-cfare-do-te-ndodhe-sot-me-shenjen-tuaj-83755" }