INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI JAVOR (7-13 TETOR)/ Këto do jenë shenjat më me shumë FAT gjatë kësaj jave, TERS për këto shenja!

HOROSKOPI JAVOR (7-13 TETOR)/ Këto do jenë shenjat më me shumë FAT gjatë kësaj jave, TERS për këto shenja!

Publikuar më: 18:02 06-10-2019

Dashi
Dashuria- Gjatë kësaj jave do të jeni shumë të dyshimtë, veçanërisht ndaj atyre që ju interesojnë më shumë, siç është partneri juaj. Ndoshta kjo do t’ju bëjë nervoz deri në pikën e nxitjes së grindjeve. Kjo situatë për fat të keq nuk do të zhbllokohet lehtësisht. Beqarët do realizojnë disa njohje të reja mjaft interesante.

Puna- Pas disa problemeve në punë më në fund do të gjeni harmoninë dhe qetësinë e duhur në fushën profesionale. Sidoqoftë, shmangni marrjen e një qëndrimi superioriteti sepse mbase tani jeni shumë i pëlqyer. Jini të përulur dhe përpiquni të mos ngjallni polemika, dhe marrëdhëniet do të përmirësohen.

Demi
Dashuria-Këtë javë do të përjetoni emocione të pazakonta dhe intensive, madje mund të vendosni ta ktheni faqen. Kjo nuk do të thotë të lini partnerin, por të ndryshoni zakonet dhe të shikoni horizonte të reja. Sidoqoftë, nëse doni të kurseni atë që mund të shpëtohet, kërkoni dialog, në mënyrë që të bëni disa kompromise. Beqarët mund të bien në dashuri, Kupidi mund të godasë në çdo kohë!

Puna-është një periudhë sfiduese, e cila do të kërkojë përqendrim maksimal për të realizuar qëllimet, propozimet dhe situatat që keni vendosur më parë.

Binjakët
Dashuria: Një javë e mbushur me polemika. Do të ketë xhelozi mes çifteve, por kjo nuk do të ndikojë tek ju. Javë e gëzuar për beqarët, pasi do të jetë e lehtë të plotësojnë dëshirat dhe të lënë mbrapa çdo stres!

Puna- Këtë javë në punë do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Në veçanti, duhet të shmangni investimet e pamatura dhe të prisni para se të filloni me një shpenzim të konsiderueshëm.

Gaforrja
Dashuria- Kjo do të jetë java ideale për të bërë paqe dhe për të komunikuar me partnerin. Do të jetë një javë e mbarë për të rivendosur një ekuilibër, të prishur prej disa kohësh. Ndërkaq beqarët do të kalojnë një javë të qetë, pa ndonjë zhvillim domethënës.

Puna-Këtë javë do të keni mundësinë të arrini rezultate të jashtëzakonshme. Falë aftësive tuaja të komunikimit, do të jeni të qartë dhe të drejtpërdrejtë dhe do të korrni sukses. Do të ketë rezultate edhe më të mira nëse punoni në tregti ose nëse keni për të mbyllur marrëveshje dhe kontrata. Në çdo rast, do të jeni në gjendje të arrini qëllimet tuaja.

Luani
Dashuria- Gjatë javës mund të ketë keqkuptime me të dashurin tuaj, të lidhura me jetën e përditshme, ose xhelozi të vogla, të cilat mund të shmangen. Në vend që të luftoni, bëni një hap prapa dhe përdorni energjinë tuaj për diçka më interesante, siç është të dilni dhe të keni një kohë të mirë së bashku! Beqarët të tregojnë kujdes me njohjet e reja.

Puna- Tranzitet planetare shpallin një javë të favorshme në punë, por do të duhet të luani dhe tregoheni dinak. Përfitoni nga idetë e qarta që do të keni dhe përpiquni të merrni parasysh të papriturat, në mënyrë që të jeni gati për çdo gjë. Do të keni vendosmërinë e duhur për të përballuar gjithçka.

Virgjëresha
Dashuria- Në këtë javë do të keni mundësi të hapeni me partnerin tuaj dhe të flisni për gjithçka. Nëse keni nevojë për të sqaruar, mos vononi. Beqarët do të jenë më të prirur për aventura.

Puna- Është një kohë e shkëlqyer për profesionin, pavarësisht nga sektori ku punoni. E enjtja do të jetë dita e përsosur për të nënshkruar një kontratë, të kërkoni punë ose të gjeni një zgjidhje për problemet ekzistuese.

Peshorja
Dashuria- Butësia mund të jetë arma për të fituar më shumë. Çiftet do të duhet të moderojnë tonet, duke u përpjekur të gjejnë qetësinë e munguaR. Beqarët do preferojnë të fokusohen tek puna.

Puna- Jo gjithçka do të shkojë mirë këtë javë. Sidoqoftë, mundohuni të tregoheni të palëkundur dhe të bëni çmos që të mos bëni gabime. Qëndroni vigjilentë dhe matuni para çdo veprimi.

Akrepi
Dashuria- Ata që janë çift do ta vlerësojnë më mirë partnerin e tyre. Do të kaloni ditë të këndshme dhe të qeta. Beqarët do preferojnë të gjejnë dikë të ngjashëm me karakterin e tyre.

Puna- Ju keni dyfishuar përpjekjet tuaja, duke besuar se do të vlejë diçka, por njerëzit jo gjithmonë e vënë re atë që është bërë mirë. Në vend që të jeni kokëfortë për tema të caktuara, merrni parasysh mundësinë e ndryshimit të drejtimit dhe ndërmarrjes së projekteve të reja.

Shigjetari
Dashuria- Këtë javë me siguri do të ketë përplasje, situata të pakëndshme, por do të keni ide shumë më të qarta. Çiftet me siguri do të gjejnë një mënyrë për t’u marrë me çështjet e tyre, ndërsa beqarët do të gjejnëveten mjaft mirë në njohje të reja.

Puna- Puna është e qëndrueshme, megjithatë do të keni pavendosmëri që do t’iu kushtëzojnë. Mundohuni të jepni përgjigjet e duhura në mënyrë që të mos hidhni poshtë punën që keni bërë.

Bricjapi
Dashuria- Çiftet do të hapin dyert për projekte të reja, por gjithçka është akoma në fazën krijuese, kështu që do të jetë e nevojshme të frenoni entuziazmin dhe të jeni më konkret. Beqarët do preferojnë të orientohen drejt argëtimit dhe miqve.

Puna- Këtë javë do të tërhiqeni plotësisht nga puna, gjithashtu do të keni mundësinë të bëni disa ndryshime në gjendjen tuaj financiare. Do të jeni gati për sfida të reja, por kini kujdes nga zilia e atyre që iu rrethojnë.

Ujori
Dashuria- Mos u tregoni të ftohtë dhe të shkëputur vetëm sepse keni shqetësime të tjera. Partneri yt nuk ka faj për këtë. Beqarët do të kenë një javë të qetë, pasi duket se e kanë frenuar veten nga njohjet e reja.

Puna: Edhe nëse jeni të vendosur për të kundërtën, do të ndjeni që nga ditët e para të javës një rraskapitje që nuk do të largohet nga ju deri në fundjavë.

Peshqit
Dashuria- Do të jeni të vëmendshëm dhe të dashuruar me partnerin tuaj. Hidhni poshtë disa ftesa për të kaluar sa më shumë kohë më partnerin. Pas javëve të fundit me tension të dy e meritoni. Beqarët do të bëjnë njohje të reja por do të pengohen nga pengjet e së shkuarës. Hidhni pas krahëve të shkuarën dhe fokusoheni tek e ardhmja.

Puna- Gjatë javës do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, por bëjeni pas një faze reflektimi. Mos lejoni që krenaria të ndërpresë komunikimin me kolegët.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0080361366271973
    array(1) { ["section"]=> string(108) "horoskopi-javor-7-13-tetor-keto-do-jene-shenjat-me-me-shume-fat-gjate-kesaj-jave-ters-per-keto-shenja-102633" }