INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ A mund të bjerë njeriu në dashuri vetëm falë 36 pyetjeve? [FOTO/VIDEO]

Hostel by Anabel/ A mund të bjerë njeriu në dashuri vetëm falë 36 pyetjeve? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 20:22 16-07-2018

Këtë herë, në rubrikën Anabel Lab menduam të provonim një eksperiment shumë interesant. Sipas një artikulli të New York Times, nëse dy persona shkëmbenin një bisedë bazuar në 36 pyetje specifike dhe ajo shkonte mirë e bukur, midis tyre do të lindte dashuria.

brenda_1.jpg

Disi skeptike por edhe të joshura nga shkrimi menduam pse jo, ta provonim. Ledio, një i ri 25- vjeçar nga Tirana dhe partnerja e tij në bashkëbisedim, Ami ishin ata që testuan se sa e vërtetë ose jo ishte e gjitha kjo.

Fillimisht biseda kishte për qëllim të zbulonte informacione të përgjithshme tek të dy ata, informacione të tipit sa vjeç je apo nga je.

brenda2.png

Pasi akulli u thye dyshja nisi te pyeste dhe tregonte për gjëra që kur e mendon, s’para të ndodh t’ia tregosh një të panjohuri. Ata folën për dëshirat, ëndrrat, ato çka pëlqenin apo ç’nuk duronin dot. Bashkë me bisedën që rridhte aq natyrshëm ne vumë re si ndryshoi dhe qëndrimi i tyre ndaj njëri- tjetrit. Qëndronin pranë, më të lirshëm, shumë më rehat.

Teksa biseda e ngrohtë shkoi drejt fundit, Ami dhe Ledio ishin të të njejtit mendim: duhet të takoheshin sërish!

Article Logic
Execution time: 0.0025720596313477