Gjithë opozita jashtë kuvendit, Topalli vetëm. Ja ç’i tha Rama...

Sep 15, 2016

Me nisjen e seancës Jozefina Topalli është e vetmja deputete e opozitës që ka ndenjur në sallën e Parlamentit për të dëgjuar vijimin e fjalës së kryeministrit Edi Rama pas përplasjes së këtij të fundit me deputetin Flamur Noka. E Rama nuk i ka kursyer disa batuta teka ka bërë dhe një krahasim në lidhje me raportet ndërkombëtare për drogën.
“Avioni ka rënë në Shkozet. Dëgjon Flamurin që thotë ishte plot. S’të ka hije ty Jozefin të tundësh flamurin e Flamurit”, i tha Rama Topallit.

Pjesë nga fjala e Ramës:
“Kam të dhëna krahasimore për drogën Jozefinë, jo tonat, por të Guardia di Finanza. Guardia di Finanza raporton sipërfaqe 8 herë më pak se viti 2013. Në këtë sipërfaqe 8 herë më pak se ajo e 2013 janë shkatërruar edhe 99.6% e sipërfaqes Jozefinë. Këto janë shifra që bazohen me fotografime ajrore, meqë ti i ke qejf fotografitë.Dëgjo Jozefinë ! Po të them dhe një gjë dhe shënoje Për pak ditë do dalë raporti zyrtar. Po të jap një shifër dhe pastaj të sfidoj sic dole me atë foton e maturantes që pastaj dole bllof... Guardia di Finanza do raporojë se sasia e drogës kultivuar këtë vit është 10 herë më pak se vitin e kaluar. 10 herë më pak. Dakort? Për arsye se të terrorizuar nga lufta e këtij shteti ata që merren me këtë punë janë munduar të ndryshojnë farën duke pranuar të marrin më pak.
Qeshuni rini qeshu se bota është e jotja, Jozefinë....Avioni ka rënë në Shkozet. Dëgjon Flamurin që thotë ishte plot. Lereni Flamurin të tundë flamurin. S’të ka hije ty të tundësh flamurin e Flamurit. Midis teje dhe Flamurit unë të zgjedh ty 100 herë. Mos tund shkopin e Flamurit.”

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll