Sahatët e ngrirë të ujit e të dëmtuar do vihen falas në Tiranë

Jan 10, 2017

Bashkia e Tiranës ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata konsumatorë që iu janë dëmtuar matësat e ujit gjatë ditëve të ngricave. Lajmin e dha vetë kreu i Bashkisë, Veliaj gjatë nisjes së punimeve të rrjetit të ujësjellësit në Allias-Bregu i Lumit, ku sipas tij dhe këta banorë do të kenë mundësi që të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm, pasi zona në fjalë nuk ka pasur mbulim apo linjë furnizimi më parë.

“Tirana nuk ka pasur kohë të tillë të ftohtë që nga viti 1985, çka do të thotë se ngrirja e tubacioneve dhe shpërthimet që kemi pasur në sahate është një situatë e paprecedentë. Kam lënë porosi si aksioner kryesor i UKT, që ndërmarrja të përballojë me shpenzimet e saj zëvendësimin e të gjithë sahatëve në qytetin e Tiranës, që asnjë prej banorëve të mos impaktohet në xhepin e vet dhe financat e familjes për kushte të natyrës. Kjo do të jetë diçka që do të kompensohet nga xhirot dhe të ardhurat e ndërmarrjes, çdo qytetar duhet të jetë i qetë për këtë çështje”, tha Veliaj.

E në kushtet kur moti vijon të jetë i acartë, Veliaj përsëriti edhe një herë thirrjen se qytetarët të bëjnë kujdes deri në kalimin përfundimtar të kësaj emergjence.
“Dua t’u kërkoj gjithë qytetarëve që të tregohen vigjilentë edhe për dy ditët e mbetura. Edhe pse temperaturat kanë ardhur në rritje, duhet ende të tregojmë kujdes, sidomos për ata që janë të moshuar dhe fëmijë. Qendrat tona sociale janë 7 dhe deri tani kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha ai.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll