60 viktima nga i ftohti në Europë / Ngricë dhe uri në kampet e refugjatëve

Jan 11, 2017

Moti i keq me temperatura ekstreme në Europë u ka marrë jetën më shumë se 60 personave. Viktimat mësohet të jenë të pastrehë dhe të moshuar. Numri më i madh i viktimave regjistrohet në Ukrainë, ku 24 vetë raportohet të kenë humbur jetën nga i ftohti dhe problemeve të lidhura me të.

Për këtë arsye autoritetet e të gjitha shteteve evropiane u kanë bërë thirrje, sidomos personave të pastrehë, që të shkojnë në mjediset e strehimit dhe shkollat lokale për të mbrojtur jetën e tyre.

11 persona kanë humbur jetën në Stamboll, dy në Serbi, tre në Maqedoni, tre në Bullgari. Shtetet e tjera ku janë shënuar viktima janë Republika Ceke,Polonia dhe Italia.

Flota ushtarake greke dërgoi të martën nga Athina drejt ishullit të Lesbosit, anije për evakuimin e qindra emigrantëve të sistemuar atje nëpër tenda ku në total janë rreth 10 mijë refugjatë në Greqi.

Në Serbi rreth 7000 emigrantë të ardhur nga Afganistani, Pakistani dhe Siria janë në pritje për të kaluar kufirin hungarez në veri në Serbisë. Familje të tëra të përbërë edhe nga fëmijë, janë bllokuar në mes të të ftohtit siberian, ku temperaturat kanë arritur deri në -22 gradë celsius.

Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll