Zgjedhje 2017

    Aktivistët dhe ambjentalistët “refuzojnë” Eduart Shalsin për ligjin e importit të mbetjeve [VIDEO]

    Jan 11, 2017

    Dy javë nga data e përcaktuar për diskutim të ligjit të mbetjeve në kuvend, pjesa më aktive e shoqërisë civile refuzon kërkesën e deputetit Shalsi për të dërguar propozime në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese. Sipas aktivistit Besjan Pesha kjo është kërkese e jashtëligjshme. Pesha në një intervistë për In News jep dhe argumentat se në ç’kushte ata mund të ulen në tryeza diskutimi me pushtetarët. Ndërsa në një takim të përbashkët përfaqësues të tjerë të shoqatave mjedisore dhe ekspertë për dy orë kanë diskutuar të mirat dhe të këqiat e ligjit të importit të mbetjeve. Pavarësisht debateve në fund të takimit pjesa më e madhe e tyre i thanë sërisht, pro dekretit të Presidentit Nishani, që i thotë jo ligjit e me shumë të ngjarë nuk do nisin asnjë propozim në 25 janar në komisionin “Shalsi”.

    Për më tepër ndiqni kronikën e transmetuar në In News.


     

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll