Pista e parë se përse mund të jetë vrarë i riu vlonjat

Apr 21, 2017

Në qershor të vitit 2011 Ergys Gjioveshaj viktima e djeshme në Vlorë ishte arrestuar në Vjenë dhe u ekstradua në Shqipëri, pasi në vitin 2010, ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie për vrasje.
Në kohën e kryerjes së krimit, Ergysi ishte i mitur dhe dje në moshën 33-vjecare, ai u qëllua për vdekje me armë në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, pra nëse kemi të bëjmë me hakmarrje për krimin e vitit 2000, por po hetohet dhe për këtë ngjarje edhe pse policia paraprakisht thotë se e gjitha ka lindur gjatë një konflikti të çastit në ambjentet e lokalit më muzikë live.
Ngjarja e vitit 2000:
Më nëntor të vitit 2010 Egysh Gjioveshaj, në atë kohë i mitur, udhëtonte me makinë Mercedez Benz së bashku me Florian Mecen. Ata janë përfshirë në një konflikt me fjalë me një person Muharrem A, i cili ndodhej në një makinë Suarrel përballë shkollës “Qemal Ataturk”.  Në vendngjarje ka qenë edhe Laert Alushi, i cili rreth 45 minuta më pas është takuar në Vlorë me Florian Mecen duke kërkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bërë.
“Së bashku do ta zgjidhim ndryshe”, ishin fjalët e  Florianit të cilat u konkretizuan në mbrëmje kur edhe qëlluan Laert Alushin, i cili udhëtonte me makinën e tij. Të dy janë zënë me fjalë me njëri-tjetrin, ndërsa Ergys Gjioveshaj ka marrë armën që ndodhej në makinën e Florianit, një automatik. Duke qënë jashtë automjetit, me armën në dorë, të drejtuar nga viktima, ai i është drejtuar shokut të tij, Florian, duke i thënë: “Lërë Lani, lërë, hapu”.
Floriani, mbas thirjes të shokut të tij, duke e larguar viktimën nga vetja e ka shtyre atë me forcë në drejtim të armës, që Ergysi mbante në gjëndje sulmi, duke i thënë: “Na bjeri”. Në këto kushte, Ergys Gjioveshaj ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës, duke e dëmtuar atë fillimisht në këmbë dhe me pas në trup.
Të dy u akuzuan për për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.
Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll