Zgjedhje 2017

    Basha bën ofertën: "Presidentin nga populli"

    Apr 21, 2017

    Pas dështimit të dy raundeve për zgjedhjen e Presidentit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka propozuar idenë e një Presidenti te zgjedhur nga populli
    "Duhet të ndryshojmë Kushtetutën. Presidenti i kujt është? I Ilir Metës? Edi Ramës? Lulzim Bashës? Jo, i popullit, prandaj Presidentin ta zgjedhë populli. Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidentit. Ne i kemi votat thonë por hajde ta blejmë bashkë, po blejmë një viç? Atëherë oferta ime është kjo: të zgjedhim presidentin nga populli” u shpreh Basha
    Me ketë deklarate Basha I përgjigjet edhe ftesës se mazhorancës për t`u bere pjese e procesit të përzgjedhjes së kreut të vendit. Një ditë me parë u caktua edhe raundi I tretë për votimin e presidentit. Deri tani nuk ka asnjë emër të propozuar nga palët. Ndërkohe Basha foli nga çadra e protestës edhe për Vettingun, duke deklaruar se ai do të bëhet pas krijimit të qeverisë teknike.

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll