Vasili thirrje Ramës e Bashës: Zgjidhni krizën [VIDEO]

May 10, 2017

Petrit Vasili:
“Konfliktet politike bllokojnë gjithçka”.
Kështu deklaroi nga Shkodra kreu i LSI Petrit Vasili. Ndaj në këto kushte për Vasilin është e domosdoshme zgjidhja sa më parë e krizës politike në vend.
Petrit Vasili:
“Edhe reforma në drejtësi është pjesë e një ngërçi politik të përgjithësuar. Zgjidhje sa më të shpejtë të krizës në interes të vendit”.
Vasili kërkon reflektim nga të gjithë aktorët politik, me qëllim për ti dhënë vendit zgjedhje të gjithëpranuara.
Petrit Vasili:
“Reflektimet duhet të jenë nga të gjithë faktorët”.
Përpjekja e ndërkombëtarëve për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri nuk ka përfunduar. Për këtë qëllim në tiranë është një delegacion i kongresmenëve Amerikanë, ku kanë zhvilluar takime me aktorët kryesor në vend. Edhe ambasadorja e BE Romana Vllahutin ka thirrur të gjithë ambasadorët e BE, ku kriza politike ishte në fokus të bashkëbisedimit.

 

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll