Për kreun e LSI, Vasilin shtyrja e zgjedhjeve s’është tabu

May 11, 2017

Ndryshe nga Kryetari i PS që nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve parlamentare, më i hapur duket se është Kreu i LSI-së, Petrit Vasili i cili nga një studio televizive ka deklaruar se ka ende shanse që opozita dhe Lulzim Basha të dialogojë për të hyrë në zgjedhje. Madje sipas tij dhe protestën e 13 Majit mund ta mbajnë, por kjo nuk e përjashton opozitën nga dialogu.
I pyetur nëse ka dijeni për një skenar të mundshëm që do t’i shtynte zgjedhjet deri në tetor, Vasili thotë se nuk ka informacion për një skenar të tillë.
“ Nga ana kushtetuese më duket jo realist, por nuk mendoj që është tabu nëse zgjedhjet zhvillohen disa javë më parë dhe disa javë më pas. Qëllimi ynë është të realizojmë zgjedhje me standarde në 2017”,- është përgjigjur kryetari i LSI-së.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll