Sot shansi i fundit për zgjidhje. Hyot Yee takon Ramën, Metën, Bashën dhe deputetët kritikë të PD-së

May 15, 2017

Kjo e hënë duket se do të shënojë dhe mundësinë e fundit për ti dhënë fund krizës politikë në Shqipëri, përmes ndërhyrjes së ndërkombëtarëve do të jetë sot me vizitën e Zëvendës/ Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee.
Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, i cili ndodhet prej mbrëmjes së të dielës në Tiranë.
Pas krizës politike 87 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politik në vend.
Hoyt Yee do të ketë një ditë intensive. Takimin e parë ai do ta nisë me kryeministrin Edi Rama. Pas Ramës, agjenda e takimeve do të vijojë me Metën dhe Bashën.
Ndërkohë në orën 17 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.
Por pak orë përpara se sa të mbërrijë në Tiranë Zëvendës/ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee bëri apelin e tij kundër çdo lloj bojkoti.
“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët nuk mund të heqin përgjegjësinë që kanë duke bojkotuar parlamentin” -tha zyrtari i lartë amerikan ndërsa kujtoi këshillën e ish-presidentit amerikan Rusvelt “se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”.
Agjeenda e takimeve:
Në orën 10:30 takim me Ramën
Në orën 11:30 takim me Metën
Në orën 14:45 takim me Bashën
Në orën 17:00 takim me Topalli, Patozi dhe Bregun

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll