Marrëveshja PS – PD! Meta lajmëron surpriza…

May 19, 2017

Presidenti i zgjedhur nga maxhoranca, Ilir Meta ka vlerësuar marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës për ti dhënë fund krizës politike në vend. Po nga ana tjetër ka surprizuar të gjithë qytetarët teksa ka thënë se gara e 25 Qershori do të shoqërohet me surpriza.
“ Qytetarët do zgjedhin ka garë ka demokraci, do të ketë surpriza,” tha Meta.
Po se ç’surpriza e ka fjalën Meta kjo do të shihet në ditë në vijim, pasi nuk zbardhi asnjë gjë më shumë.
Meta përgjatë gjithë deklaratës ka përsëritur faktin se nga marrëveshja, LSI nuk është e rrezikuar. Ndërsa kur gazetarët i kanë kërkuar mendim në lidhje me ngjashmëritë me vitin 2008 ai tha:
“Nuk ka ngjashmëri me 2008 sepse jemi ne realitete të ndryshëm. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme”.

Ai është pyetur se kur do të mblidhet dhe seanca parlamentare për ndryshimet në qeveri e dha këtë përgjigje:
“Seanca do të mblidhet në momentin kur do të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje, pra momentin më të parë, së dyti të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme dhe tani të gjithë do të jenë të qetë se tani ka garë e demokraci dhe sigurisht do të ketë dhe surpriza”.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll