Itali. Sekuestrohen 1.8 ton drogë, arrestohen katër persona

May 19, 2017

Policia italiane ka sekuestruar 1.8 ton hashash gjatë një operacioni të zhvilluar në lokalitetin Teneca di Molfeta. Mediat italiane bëjë në ditur se sekuestrimi është bërë në zonën Bishelia, ku lënda narkotike ishte fshehur në dy furgonë, e ndarë në 101 pako. Në pranga kanë rënë 4 persona, dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë, të moshave nga 27 në 50 vjeç. Dy prej tyre, 40 dhe 50 vjeç, tentuan t’i shpëtonin forcave të policisë duke u hedhur nga një lartësi prej 5 metrash, veprim nga i cili mbetën të lënduar dhe u prangosën lehtë nga uniformat blu. Ndonëse nën arrest, ata u shoqëruan në spitalin e Barit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas hetuesëve vlera e drogës së sekuestruar do të kapte vlerën e 13 milionë eurove, nëse do të hidhej në treg.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll