Fundi i botës! Shkencëtarët më në fund e zbuluan

Aug 15, 2017

Njerëzit në mbarë botën vazhdimisht flasin për fundin e botës që e pret planetin Tokë, megjithatë, askush me siguri nuk mund të pretendojë se në çfarë mënyre do të ndodhë ajo.

Disa thonë se ndryshimi i klimës është një nga shenjat se “fundi” është shumë afër, ndërsa të tjerë pretendojnë se fundi i botës ka të bëjë ekskluzivisht me universin, transmeton zeri.info

Shkencëtarët nga Universiteti i Lisbonës erdhën deri të dhënat se ka dy opsione për fundin e botës. Njëra është se gjithësia do të gëlltit çdo gjë para veti, ndërsa e dyta është se universi do të vetë zbërthehet.

Për shkak se universi po zgjerohet gjithnjë e më shpejtë, është e pashmangshme që një ditë të vijë deri te ajo që çdo gjë të bëhet një “boshllëk” me plot “asgjë”.

Yjet do të digjen, dhe çdo gjë do të ftohet. Ky do të ishte fundi! Atomet do të jenë larg nga njëri- tjetrit si galaktikat tani. Asgjë nuk do të ekzistojë. Për fat të mirë, nuk ka ndonjë arsye për t’u shqetësuar!

Fundi i botës mund të ndodhë në pikën më të hershme kohore në 1.2 herë moshën e tanishme të universit, pra, kur të arrijë 16.8 miliardë vjet. Nëse të gjitha llogariten saktësisht, arrijmë deri të dhënat se ka ende 2.8 miliardë vjet jetë.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll