Kokaina droga e dytë më e përdorur. Çmimet marramendëse, 100 euro për 1 gram kokainë [VIDEO]

Sep 13, 2017

Rritet përdorimi i drogës tek të rinjtë shqiptarë. Shqiptarët përdorin më së shumti kanabis, por edhe kokainë, e cila rezulton të jetë droga e dytë më e përdorur në vend, edhe pse dukshëm me ritme më të ulëta se hashashi. Një në 10 persona pohon se ka përdorur një herë kanabis gjatë jetës së tij. Sipas raportit Kombëtar të Drogërave në Shqipëri 2017, përdorimi i drogave të paligjshme është më i zakonshëm në mesin e tyre të rinj të moshës 15-34 vjeç. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat ka publikuar raportin ku bëhet e ditur se 7.9% e të rinjve raportoi përdorimin e kanabisit dhe 3.6% përdorimin e kokainës. Konsumimi i lëndëve narkotike është rritur sidomos midis adoleshentëve të moshës 15-16 vjeçare nga 8 për qind në vitin 2011 në 10 për qind në 2015 . Të dhënat tregojnë se në veçanti kanabis u rrit nga 4% në 7%. Nga studimi rezultoi se te meshkujt konsumimi i substancave është 10 herë më i lartë se tek femrat. Përdorimi i kokainës dhe trendi rritës i përdorimit tek të rinjtë shihet qartë edhe në sasitë e sekuestruara të cilat janë rritur nga viti në vit. Në vitin 2015, u konfiskuan 27.1 kg kokainë të konfiskuar. Ndërkohë që në vitin 2016 u sekuestrua 7.1 kg kokainë dhe 57. 3 kg heroinë dhe 30 ton 37 kg marijuanë. Krahasuar me vitin 2015 rezulton se është sekuestruar rreth 50% më shumë heroinë, si dhe është pothuajse dyfishuar sasia e marijuanës së sekuestruar. Drogat sintetike mbeten të rralla në tregjet shqiptare. Të dhënat tregojnë se çmimi i rrugës për 1 g të kanabisit bimor në vitin 2015 ishte 1.00 deri 1.30 euro. Në vitin 2012, çmimi heroinës së shitur në rrugë shkonte mes 21 dhe 25 euro për 1 g. Pastërtia tipike e heroinës në rrugë niveli u vlerësua në 4%. Ndërkohë 1 g kokainë kushton 50-100 euro dhe niveli tipik i pastërtisë ishte 27%.

Droga në sasi

Viti 2016 Hashash   30 ton 37 kg Kokainë 7.1 kg Heroinë 57.3 kg
Viti 2015 Kanabis    11 ton Kokainë 27.1 kg Heroinë 36.9 kg
Viti 2014 Kanabis    102 ton Kokainë Heroinë 73.5 kg

Droga Çmimi
Kanabis 1-1.5 euro/gram
Kokainë 50-100 euro/gram
Heroinë 21-25 euro/gram

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll