Përgjimet, Topalli: Rama e kaloi vijën e kuqe, Kryeministri: Qetësohuni ska përgjime

Jun 09, 2016

Skandali i përgjimeve që çoi në pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako përplasi në debate të forta opozitën dhe maxhorancën. Ish kryeparlamentarja Topalli e cilësoi skandal sulmin që Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri po i bëjnë prokurorit të çështjes.
Jozefina Topalli:
“Ka të paktën 3 ditë që km janë përfshirë në një nervozizëm shumë të madh. Dy ditë rrjesht në shpërthime të paimagjinushme të tij dhe ministrin e tij. Skandali i përgjimi ëhstë shumë i rëndë dhe më kopleks dhe implikues i çdo skandali të qeverisë së 1 milion shuplakave. Reagimi i Tahirit ishte reagim i frikës. Por askush nuk do të sillte pajisjen e përgjimit po të mos kishte urdhër nga lart, nga shefi kryeministër. Këta janë shah mat me skandalin e përgjimeve. Sa për drejtorat e policisë, këta janë mësuar ti përdorin si koka turku, por kësaj radhe Rama e ka kaluar vijën e kuqe. Ku ndodh që kryeministër ti thotë prokurorit je killer, front i së keqës”?
Menjëherë ka reaguar numri një i qeverisë Edi Rama.
Edi Rama:
“Jozefinë përmende shahun, por unë nuk jam i sigurt që ti loz as dam. Se kjo mënyrë ësjhtë si ajo loja tresh, nuk e di a e keni luajtur ju në Shkodër 3-shin dhe ti je për fat të keq e treta në bronz në PD. Në fakt unë prisja që dikush sot dhe meqë grupi juaj sot është pa kokë, se koka mungon të takonte ty që të thoshe dy fjalë për reformën në drejtësi. E kupton jozefin se sa qesharakake janë tu t’ba. Njësoj si ai gjykatësi që është një killër i drejtësisë ose me flamur partie, i cili u përjashtua nga këshilli i lartë i kënetës, i cili dhe në kënetë ishte i tepërt. Por ju nuk keni parë gjë akoma, sepse nuk keni parë akoma çfarë do të sjellë reforma në drejtësi. Ju i keni varë të gjithë shpresat tek aleanca me këta horrat, me kata që kanë turpëruar Shqipërinë. Me këta që i kanë vënë shqipërisë damkën e një vendi që vetëm drejtësi nuk ka. Nuk ju ka përgjuar njeri, rrini rehat”.

 

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll