INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Investim 2.2 mln euro për Pukën, Bushati inspekton punimet për rikualifikimin urban të qytetit [FOTO]

Investim 2.2 mln euro për Pukën, Bushati inspekton punimet për rikualifikimin urban të qytetit [FOTO]

Publikuar më: 12:50 27-05-2018

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Dimir Bushati, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut, së bashku me deputetë të qarkut dhe me kryetarin e Bashkisë Pukë, inspektuan punimet për rigjenerim e shëtitores qendrore, të parashikuara të përfundojnë brenda qershorit të këtij viti.

Ministri Bushati vlerësoi se përfundimi i këtij projekti do të ndikojë në rigjallërimin e jetës në këtë qytet.

Puka çdo ditë po ndryshon. Sistemi i rikualifikimit të banesave, pedonalja dhe projekti i liqenit, to ti japin një tjetër frymëmarrje Pukës”, nënvizoi ai.

Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj, nga ana e tij e falënderoi qeverinë shqiptare për investimin në këtë zonë, e cila do të sjellë dhe rritjen e turizmit në këtë zonë.

Projekti për Bashkinë Pukë është ndarë në dy faza. Ka përfunduar faza e parë, e cila ka kryer ndërtimin e pedonales së qytetit, çative të ndërtesave, ndriçimin dhe rivitalizimin e hapësirave të gjelbra, dhe ndërtimin e shatërvanit në sheshin e qytetit.

Pas gati 30 vitesh po investohet në Pukë, për t’i dhënë një fizionomi tjetër këtij qyteti, për ta bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

5343a21b-5c68-45cc-98df-bb242aab85b4.jpge16e76cc-d531-459c-9c34-7b603213450d.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717