INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja kush po i 'vret' shqiptarët

Ja kush po i 'vret' shqiptarët

Publikuar më: 12:57 22-05-2018
Shqiptarët po vdesin shpejt dhe të dhënat flasin për shifra në rritje . INSTAT ka publikuar të dhënat për 2017 duke renditur si faktorë kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e vdekshmërisë sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret. Gjatë 2017 numri i vdekjeve të regjsitruara ka shënuar shifra të frikshme me 3.9% më tepër se një vit më parë.  Sipas gjinisë është vënë re se numri i vdekjeve ka prekur më shumë seksin femër me një rritje 5.1 %.   Referuar  shkaqeve të vdekshërisë, peshën më të madhe e zënë vdekjet nga ‘shkaqe natyrale’ dhe më pas ‘aksidentet’. 
 
Nga grupsëmundja ‘Aparati i qarkullimit të gjakut’ përbëhet 53.7% e numrit të vdekjeve. Ku nga sëmundjet e enëve të trurit shifrat janë 32.6% dhe ‘sëmundjet kronike të zemrës’ 26.3%.
 
Ndërkohë, vdekjet nga tumoret zënë 16.4% të vdekjeve. 
Kryesisht vdekjet nga tumoret dominojnë seksin mashkull. Ndërkohë, për grupmoshën 1-14 vjeç peshën më të lartë e zë ‘Sëmundja e aparatit të qarkullimit të gjakut’ me 48% të numrit të vdekjeve.
 
Në grupmoshën 15-39 vjeç peshën më të lartë e zë ‘Dëmtime traumatike’ me mbi 45% të numrit të vdekjeve.
Në grupmoshën 40-49 vjeç peshën e zënë ‘Tumoret’ me 38.6% të numrit të vdekjeve.
Dhe grupmosha 50-80 e lartë nga ‘Sëmundjet  e aparatit të qarkullimit të gjakut’
 
inst.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773