INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Jam nana’.  Drilon Hoxha tregon për herë të parë të vërtetën, ja ç’ndodhi me videon virale [VIDEO]

‘Jam nana’. Drilon Hoxha tregon për herë të parë të vërtetën, ja ç’ndodhi me videon virale [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 21-07-2018

Rrjetet sociale shndërrohen shpesh në burim lajmesh për portalet shqiptare. Video ‘Jam nana’ bëri xhiron online teksa ditë më vonë aktori Drilon Hoxha doli krah personazhit, Avniut, në një video ku tregonin se do të ishin bashkë në një film. I ftuar në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi aktori tregoi të vërtetën e ‘Jam nana’ dhe nëse e përdori ai suksesin për filmin e tij të dytë.

‘Avniut ja ka bërë videon dikush tjetër. Nuk ka lidhje me ne, këtu ndodhi keqkuptimi. Ai ishte pjesë e filmit para se të dilte video. Por atë video ‘jam nana’ nuk e kemi xhiruar ne. Njerëzit kujtuan se e xhiruam ne, nuk ka lidhje’.

Ermali e pyeti Drilonin nëse e terhoqi pas filmit Avniun për shkak të suksesit të tij teksa ai ripohon se e kishte në staf para zhurmës online. Aktori tregon se pelqën personazhet karakter në film ashtu siç edhe Avniu është. Çfarë roli do ketë ‘Jam nana’ në film? Sa lekë po fitojnë ata së bashku me reklamat në mediat online? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 7-të të intervistës ‘Një kat më lart’.

FOTO_1_BRENDA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262