INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë zënë pasi Dua Lipa hyri në mes të Ritës dhe Bebes?! Të vërtetën e shpjegon kjo puthje në buzë! [FOTO]

Janë zënë pasi Dua Lipa hyri në mes të Ritës dhe Bebes?! Të vërtetën e shpjegon kjo puthje në buzë! [FOTO]

Publikuar më: 18:38 07-12-2018

Është publikuar dhe lista e të nominuarve për ceremoninë e çmimeve “Grammy Aëards” dhe në mesin e shumë yjeve, në këtë listë futen dhe dy artistet me prejardhje shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua Lipa është nominuar në dy kategori atë “Artistja e re më e mirë”, si dhe në kategorinë “Vallëzimi më i mirë” me këngën “Electricity”.

Këngëtaret shqiptare kanë shpërthyer duke qarë me dënese nga gëzimi dhe me të drejtë. Rita Ora nuk i kurseu urimet për Bebe Rexhën dhe me anë të një postimi në instastory në të cilin shfaqej duke u puthur në buzë me këngëtaren shqiptare, Rita tregoi se ishte shumë krenare për të.

“Shumë krenare për ty Bebe Rexha. Suksese në muajin shkurt” – shkruan në foto Rita, për “motrën” e saj shqiptare, duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet se mes tyre pati mosmarrëveshje.

Ndërsa për Dua Lipën, si gjithmonë Rita Ora nuk tha as edhe një fjalë të vetme!

Prej disa javësh, dyshohej se marrëdhënia mes Ritës dhe Bebes ishte thyer për shkak se këngëtarja e hitit “I’m a Mess” shikohej vetëm në shoqërinë e Dua Lipës, duke lënë pas dore Ritën. Madje, Bebe nuk e uroi Ritën për ditëlindje në rrjetet sociale. Por duket se marrëdhënia mes tyre është normale, si më parë dhe se asgjë nuk ka ndryshuar.

prtg.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041418075561523