INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Jo gota plastike në emoji, arsyeja...

Jo gota plastike në emoji, arsyeja...

Publikuar më: 13:18 08-06-2018

Ndotja e mjedisit është një nga çështjet më të debatuara në mbarë botën.

Kjo po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek zhdukja e një numri të madh gjallesash. Ndërsa një nga shkaktarët e ndotjes në mjedis janë dhe mbetjet plastike, edhe teknologjia duket se po ndërhyn dhe jep kontributin e saj në mbrojtje të mjedisit. Kështu një fushatë ndërgjegjësimi ka ndërmarr Change.org, e cila nëpërmjet një peticioni ka kërkuar heqjen nga tastierat e emojit gotat plastike.

“Të takon ty të zgjedhësh midis jetës së krijesave, ose përdorimit të plastikës”.

Kështu thuhet në fushatën e ndërmarrë, ndërsa deri më tani ky peticion është firmosur nga 1.000 persona.

E nëse do jetë e suksesshme smartphonet dhe mediat sociale duhet të eliminojnë emojit me përbërje plastike nga tastierat.

Kjo nismë sipas specialistëve ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve, se pakujdesia dhe neglizhenca jonë po dëmton një ekosistem të tërë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë kur një emoji eliminohet nga tastiera si nismë ndërgjegjësimi. Edhe në vitin 2016, Apple dhe Microsoft ju bashkuan nismës për të eliminuar e emojin të armës, si ndërgjegjësim për sulmet në shkolla.

Ndërkohë rreth 8.5 miliardë mbetje plastike hidhen çdo vit në të gjithë oqeanet e botës, duke bërë situatën më kritike dhe më emergjente.

Vetëm pak kohë më parë një balenë e vogël ngordhin ndërsa në stomakun e saj ju gjetën 80 qese plastike.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0039999485015869
    array(1) { ["section"]=> string(39) "jo-gota-plastike-ne-emoji-arsyeja-61088" }