INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju këshillojmë t’i doni më shumë të dashurat që ju irritojnë! Nga to varet jetëgjatësia juaj…

Ju këshillojmë t’i doni më shumë të dashurat që ju irritojnë! Nga to varet jetëgjatësia juaj…

Publikuar më: 10:51 24-05-2019

Meshkujt jo në pak raste ankohen apo duan t’i japin fund lidhjes me ato vajza, që janë shumë kërkuese deri në irrituese. Kjo sjellje lidhet kryesisht me karakterin e tyre të fortë. Po ne ju këshillojmë të mos nxitoni, pasi pas sjelljes së tyre fshihet një e vërtetë shumë pozitive.

Një studimi i fundit tregon se për partnere e tilla duhet të jeni mirënjohës, pasi shkencëtarët thonë se ato ju minimizojnë rreziqet nga sëmundjet. Të paktën diabeti nuk do t’ju shfaqet.
Siaps studimit burrat që raportuan se ishin në një marrëdhënie me gra që preferonin t’i kishin në kontroll të vazhdueshëm, që i kritikonin apo që ishin shumë kërkuese kanë probabilitet më të ulët të zhvillimit të diabetit.
Kjo vjen për shkak se gratë që kanë karakter “të vështirë “zakonisht marrin vendime më të mira. Këto lloj vajzash artikulojnë mesazhe më bindëse dhe efektive. Ndoshta kjo, shtojnë eksperët, është arsyeja pse partnerët e tyre u kushtojnë më shumë vëmendje dhe përfundojnë duke pasur një shëndet më të mirë. Këtë studim e kreu Shkolla e Psikologjisë e Universitetit të Uellsit të Jugut.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047