INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo punë qenka ç’qenka, kot nuk thonë, ''Lum ai që ka fat''! Horoskopi për sot mban me ''hatër'' këto shenja

Kjo punë qenka ç’qenka, kot nuk thonë, ''Lum ai që ka fat''! Horoskopi për sot mban me ''hatër'' këto shenja

Publikuar më: 10:29 24-03-2018

Dashi-Një hap prapa në një çështje do t’ju bëjë të kuptoni se i keni marrë gjërat për të mirëqena, duke besuar se gjithçka bëni është e duhura dhe nuk ka më të mirë se ju. Ka ardhur koha për të zbritur me këmbë në tokë. Askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Demi-Do të keni tendencën për të dalë në konkluzione këtë fundjavë. Nëse merrni vendime që nuk janë të bazuara në fakte, të paktën pjesërisht, mund ta gjeni veten duke humbur miq e madje edhe para. Mendoni përpara se të flisni e të veproni.

Binjakët-Do të jeni në qendër të vëmendjes përgjatë 48 orëve të ardhshme, e ndonëse mund të mos jetë një eksperiencë shumë e mirë, më e pakta që mund të ndodhë do të jetë një shtysë për të dhënë më shumë nga vetja, si emocionalisht ashtu edhe intelektualisht. Mos u fshihni nën hijen e të tjerëve.

Gaforrja-Dikush tek i cili mendonit se mund të kishit besim, e ka shfrytëzuar miqësinë për qëllime personale, por nuk ka nevojë që ta bëni të madhe. Fundja duhet të ndiheni të kënaqur që ju vlerësojnë kaq shumë dhe duan të bëjnë gjëra në emrin tuaj.

Luani-Nuk ka problem nëse ndonjëherë nuk e thoni të gjithë të vërtetën, sidomos nëse besoni se kështu i kurseni vuajtje të kota atyre që ju rrethojnë. Megjithatë, kur merrni përsipër të ta bërë këtë, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që mund të ketë pasoja në të ardhmen.

Virgjëresha-Nëse mendoni se një koleg apo një mik po ju shfrytëzon bëni mirë të flisni hapur, transmeton tvklan. Ndoshta nuk do të keni mundësi tjetër, përveçse të ngrini kokën e t’i dilni kundër edhe atyre që janë më lart se ju me pozicion. Mos prisni, por veproni tani.

Peshorja-Nëse keni nevojë për ndihmë apo një shpatull për t’u mbështetur këtë fundjavë, kërkoni për të. Për shkak të aktivitetit kozmik do t’ju duket sikur gjithçka është kundër jush, por mos harroni se keni ende miq që ju duan dhe vlerësojnë.

Akrepi-Do t’ju duhet të punoni me njerëz të cilët nuk i keni shumë qejf sot. Jeni mjaftueshëm inteligjentë për të kuptuar se ndonjëherë duhet të kafshoni gjuhën e të mos thoni asgjë. Ky është një prej atyre rasteve.

Shigjetari-Kjo është një periudhë shumë e mirë për të qenë krijues dhe për t’ia treguar planet dhe idetë atyre që janë mbi ju. Tregohuni dinamikë këtë fundjavë, por bëni kujdes që të mos e kërkoni diçka me mendjemadhësi.

Bricjapi-Nuk ka limite të gjërave që jeni në gjendje të arrini, mjafton të mundoheni fare pak. Do të keni tendencën për t’u sforcuar për të bërë gjithçka vetëm, por kjo do të krijojë lodhje të tepruar. Kërkoni ndihmë, meritat gjithsesi do të jenë tuajat.

Ujori-Mund t’ju duket sikur fati nuk është në anën tuaj dhe po bën gjithçka për t’ju sabotuar. Në fakt nuk është kështu, jeni vetë ju që me veprimet dhe mendimet negative po tërhiqni rreth vetes rezultate negative. Përpiquni të jeni më pozitivë, nëse dëshironi të jeni me fat.

Peshqit-Do të kërkoni me çdo kusht për të ditur se çfarë mendojnë të tjerët për planet tuaja këtë fundjavë, por informacioni që do të merrni mund të jetë tërësisht i pavlerë. Mos u shqetësoni për gjëra të tilla dhe vijoni përpara me planin që keni.

Article Logic
Execution time: 0.004504919052124