INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konsumimi i perimeve pastron mushkëritë e duhanpirësve

Konsumimi i perimeve pastron mushkëritë e duhanpirësve

Publikuar më: 14:30 30-12-2017

Studiuesit amerikanë japin një lajm të mirë për të gjithë duhanpirësit. Konsumatorët e cigareve tashmë mund t’i pastrojnë mushkëritë nga tymi vetëm duke konsumuar dy produkteve. Studimi i kryer nga Maryland në Shtetet e Bashkuara tregon se personat që konsumojnë dy domate dhe një mollë në ditë janë në gjendje më të mirë shëndetësore se ata që nuk i preferojnë aspak ose hanë pak. Këto efekte në organizëm i japin vetëm perimet e freskëta, nuk përfshihen aspak alternativat e konservuara. Studimi ka nisur nga viti 2002 ku 650 ish-duhanpirës bënë teste për të parë gjendjen e mushkërive. Gjatë këtyre viteve pjesëmarrësve iu është kërkuar të konsumojnë domate dhe mollë, gjë që ka ndikuar në pastrimin e mushkërive.

Article Logic
Execution time: 0.0044140815734863